Futbollisti i Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi, kohëve të fundit ka qenë në vëmendje të mediave shqiptare.
Kjo për shkak të lidhjes me reperen shqiptare, Loredana Zefi, romanca e të cilëve u komentua gjithandej nëpër rrjetet sociale.
I njëjti së fundmi ia ka bërë një befasi reperit nga Shqipëria, Noizyt, një fanellë të Dortmundit me numër 27, meqë është miku i ngushtë i tashmë të dashurës së tij.
“Karim Adeyemi, faleminderit vëlla”, ka shkruar ai.
Për lidhjen e re të Loredanës pati reagime të shumta dhe një i tillë u bë edhe nga ish-partneri i saj, Mozzik.
I njëjti bëri shaka me një postim duke pozuar me fanellën e Bayernit, teksa thotë se është transferuar në këtë klub.
Mozzik dhe Loredana kanë bashkë një vajzë të quajtur, Hana. /Telegrafi/