Telegrafi mëson nga burimet e sigurta se Noizy të hënën dhe të martën ka qëndruar në Prishtinë, ku ka kryer xhirimet e videoklipit të tij të ri.
Ai e ka menduar që ta lansojë atë si befasi dhe xhirimet janë kryer në diskrecion të plotë, pohojnë këto burime.
Videoklipin e ka kryer Imagine Films dhe sipas këtyre burimeve që janë të sigurta ky projekt është mjaft i kushtueshëm.
Mbetet të shihet çfarë do të sjellë Noizy në tregun e hip hopit shqiptar në të ardhmen e afërt. /Telegrafi/