Site icon Telegrafi

Noizy: I kam rrahur BabaStars

 Noizy ka folur pas incidentit që ndodhi të premtën e kaluar në aeroportin e Zurichut, duke thënë se ka kërkuar videon nga policia në mënyrë që të dëshmojë se kush kë e ka rrahur.

“Ata janë femra, ata nuk më kanë rrahur. Ata kanë telefonuar menjëherë gazetarët e tyre dhe kanë lansuar lajme kinse e kanë rrahur Noizyn dhe Noizy ka lëndime të rrënda. Ata nuk ma kanë prekur fijen e flokut dhe unë kam kërkuar edhe videon nga policia, në mënyrë që të dëshmoj se kush kë e ka shkelur”, ka potencuar Noizy.

Më tej reperi i njohur me emrin e vërtetë Rigels Rajku tha se gjithçka do të ishte ndryshe po që se do të ishin rrahur në numër të barabartë, teksa ka tallur rivalin e tij Getin, duke i thënë se qaforrja e tij i shkon më shumë qenit të tij pitbull se sa vet tij. /Telegrafi/

 

Exit mobile version