Kryetari i komunës së Debarcës, Zoran Nogaçeski është kundër kërkesës së Qeverisë që kompetencat për menaxhimin me hedhurinat qeverisja lokale t’i transferoj te qeverisja qendrore.
Ai i është përgjigjur zv.ministrit për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Jani Makraduli, se nuk do ta bëjnë një gjë të tillë.
Sipas Makradulit, bëhet fjalë për proces të shtrenjtë, dhe se komunat nuk kanë mjete të mjaftueshme për zbatimin e plotë.
Mirëpo Nogaçeski, kandidat i LSDM-së, është kundër.
“Edhe një herë t’i përgjigjem zv.ministrit për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Jani Makraduli. Këshilli i komunës së Debarcës njëzërit vendosi që mos t’i transferoj kompetencat për menaxhim me hedhurinat te Qeveria. Prandaj, nuk ka nevoja që të na ftoni për këtë çështje. Për komunën e Debarcës kjo çështje është e mbyllur. Argumentet për këtë u janë të njohura mjaft mirë edhe juve, edhe ministrisë suaj”, kundërpërgjigjet Nogaçeski./Telegrafi/