Ai si adoleshentë u bë mjaftë i njohur dikur, por tani Agon Abdullahu i njohur si Noga beatbox, është rritur.
Edhe pse në skenën muzikore nuk është shumë aktiv, lidhja e tij me prezantuesen e Top Channelit po i ecën shumë mirë.
Noga para disa muajve është fejuar me prezantuesen e njohur në televizionin Top Channel, Kristela Gjoka, shkruan Magazina.al.
Ndryshe, Noga ka paralajmëruar rikthimin e tij në skenë me 4 projekte të reja që do të vinë si bashkëpunim me këngëtarë të njohur shqiptar.