Nobelistja iraniane, Shirin Ebadi, ishte të martën në konferencën ndërfetare të organizuar në Kosovë.
E pyetur për artikullin e New York Times që Kosovën e përshkruan si një “tokë të pëlleshme për ISIS-in”, ajo u shpreh që realiteti në Kosovë po i duket tërësisht ndryshe nga artikulli.
I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili tha që artikulli i New York Times nuk është i vërtet. /Klan Kosova/