Fituesi i çmimit Nobel për Letërsi, Orhan Pamuk tha sot se e përditshmja turke “Hurriyet”, nuk e botoi një intervistë me të, sepse kishte thënë se në referendum do të votojë kundër rritjes së kompetencave të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Pamuku dha një intervistë për gazetën e përditshme, në të cilën ai është pyetur në lidhje me referendumin dhe ai pohoi se do të votojë kundër, ndërsa për mos botim të intervistës ai është njoftuar vetëm se “intervista është refuzuar”.