Telegrafi

Nobelisti Solzhenitsyn ndahet nga jeta

Alexander Solzhenitsyn ka lindur në Rusi në 1918. Ai ishte ende i ri kur pati probleme me autoritetet sovjetike për herë të parë gjatë fundit të Luftës së Dytë Botërore, kur u ndëshkua me tetë vjet punë të detyruar në kampe, për shkak se e kritikonte Stalinin në një letër.

Pasi u kthye nga internimi, ai u vendos në Rusinë qendrore. Kjo koinçidoi me ndryshimet kulturore në epokën e Hrushovit. Duke përfituar nga lehtësimi i censurës Solzhenitsyn shkroi "Një ditë në jetën e Ivan Denisoviçit", një prej veprave të para që përshkruan brutalitetin e kampeve sovjetike të punës.

Gjatë viteve të pasuan kur punonte si mësues matematike, ai publikoi dy romane të mbështetura në eksperiencat personale.

Botimi në Paris i pjesëve të para të veprës, Arqipelagu Gulag bëri që Sollzhenicin të paditej për tradhti. Kjo kryevepër voluminoze e Solzhenitsynit dokumentonte se sa i gjerë ishte rrjeti i kampeve të punës.

Kundërpërgjigja e autoriteteve sovjetike bëri që Solzhenitsyn të ndiqej jashtë vendit. Ai u vendos në SHBA kur shkroi një numër veprash historike.

Teksa urrente regjimin sovjetik, Solzhenitsyn e shihte konsumatorizmin perëndimor si degradues nga ana morale.

Një prej veprave të fundit të Aleksandër Solzhenitsyn ishte një studim i gjerë i rolit të hebrenjve në historinë ruse. Duke sugjeruar se ata ishin sa viktima aq edhe keqbërës të shtypjes sovjetike, puna e Solzhenitsyn shkaktoi zemërim të madh në mesin e udhëheqësve hebrenj. /bbc/