Sipas nobelistit për ekonomi, Robert Shiler, një rritje e tensioneve ndërmjet SHBA-sw dhe Kinës, të cilët shumë ekonomist parashikojnë një raund i ri të kërcënimeve tarifore nga të dyja palët, menjëherë do të rezultojë në një krizë ekonomike.
Ekonomisti i Yale, kritikoi Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, gjatë një interviste në Pekin, duke e quajtur komandantin e përgjithshëm të SHBA-së një ‘showman’ i cili ‘duket qartë’ i famshëm, por vepron në një mënyrë që është ‘krejtësisht e pahijshme për një president’.
Kompanitë amerikane, paralajmëroi ai, nuk janë të përgatitur që Kina t’i zgjidh zinxhirët e tyre të furnizimit ose modelet e biznesit.
“Gjëja e parë do të jetë një krizë ekonomike, sepse këto ndërmarrje janë të ndërtuara në planifikim afatgjatë, kanë zhvilluar një forcë punëtore të kualifikuar dhe mënyra për të bërë gjërat. Ne duhet t’i ri-zbulojmë këto gjëra në çfarëdo vendi pasi importi të jetë ndaluar”, tha ai për CNBC, përcjell Telegrafi.
Shiller tha se nuk besonte se do të kishte një efekt të rëndësishëm inflacionist për SHBA-në nga tarifat e çelikut dhe aluminit, por ai paralajmëroi se retorika e nxehtë e tregtisë nga të dyja palët mund të dërgonte ekonominë amerikane në recesion. /Telegrafi/