Noah Cyrus ka vazhduar hapat e babait Billy Ray dhe të motrës Miley, duke bërë muzikën që të hyjë në gjakun e saj.
Dhe artistja e lindur në Nashville së fundmi e bëri krenare familjen e saj të famshme me një performancë të drejtpërdrejtë në një skenë kombëtare.
Ajo ishte veshur tërësisht në xhinse, përpara se të dilte në skenë me një ‘bodysuit’ provokues, ndërsa u shfaq të mërkurën në “CMT Music Awards 2020”.
Zeshkania mahniti me dukjen në tapetin e kuq, gjersa stili i saj i veçantë bëri që të gjithë të komentojnë paraqitjet e 20 vjeçares.
Ajo e plotësoi pamjen me një setër si pantallonat xhins dhe me një kapelë po ashtu të tillë.
Artistja e “The End of Everything” në anën tjetër i la pak imagjinatës në një veshje transparente me sytjena të argjendtë dhe dizajn unik të rrobave.
E njëjta kishte lëshuar flokët e gjata të zeza dhe këtë dukje e kompletoi me një palë dorëza të njëjta me dizajnin e ‘bodysuit’.
Country Music do mbaheshin gjatë verës, por evenimenti ishte shtyrë për shkak të pandemisë COVID-19.
Më këtë rast, u shtua edhe ‘videoja muzikore më e mirë e realizuar në karantinë’, duke nderuar artistët e ‘country’ për krijimet që kanë bërë gjatë izolimit. /Telegrafi/