Telegrafi

Në Ohër arrestohen shtatë persona, u rrahën me njëri-tjetrin

Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) në Ohër bën të ditur se janë ndaluar të shtëtë personat e përfshirë në rrahjen e ndodhur sot në plazhën ”Gorica 3”.

Ata akuzohen për prishje të rendit dhe qetësisë publike, duke marrë pjesë në rrahje, ku janë përdorur edhe gjësende të ndryshme të cilësuara si të rrezikshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pesë nga pjesëmarrësit në rrahje janë arrestuar gjatë mjekimit të tyre në Spitalin e përgjithshëm të Ohrit. SPB e Ohrit dhe një prokuror publik kanë ndërmarrë masa për sqarimin e plotë të këtij rasti./Telegrafi/