Telegrafi

‘No More Heroes 3’ vjen edhe në PlayStation, Xbox dhe PC këtë vjeshtë

Pas debutimit ekskluzivisht në Nintendo Switch vitin e kaluar, No More Heroes 3 do të vijë në PlayStation, Xbox dhe PC këtë vjeshtë.

Në një postim në Twitter, prodhuesi XSeed Games tha se planifikon të publikojë projektin më të fundit të Suda 51 në PlayStation 4, PS5, Xbox One, Xbox Series X/S dhe PC diku këtë vjeshtë.

Sipas kompanisë, versionet e reja do të shfaqin pamje të përmirësuara me kualitet të lartë, shkallë më të mirë të kuadrove dhe kohë më të shpejtë të ngarkimit.

Ky është një lajm i mirë duke pasur parasysh se versioni Switch ndonjëherë lufton me probleme të performancës. /Telegrafi/