Telegrafi

Në Kosovë ligji nuk e ndalon ndërtimin e përmendoreve të diktatorëve

Kosova nuk ka ligj për trajtimin e figurave të së kaluarës, prandaj në Kosovë kushdo mund të ndërtojë çfarë të dojë dhe të mos pasojë kurrfarë dënimi për të, pikërisht për shkak të mungesës ligjore dhe kësaj zbrazëtire që lejon ajo.

Kështu ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës, Idriz Blakaj,  nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve dhe Memorialëve.

“Nuk di që ka ligj që ndalon as që lejon ndalimin e një busti”, ka thënë Blakaj.

“Këtu s’po flasim për një njëri të thjesht, është Enver Hoxha, në këtë rast është dashur që institucionet të merren me këtë pikë, por edhe historianët”, ka thënë .

“Tash po ndërtohet çdo kund, p.sh serbët nuk pyesin për asnjë ndërtim të lapidarit, përmendorja e Car Lazarit nuk është dashur të lejohet të ndërtohet assesi”.

“Është dashur të nxirret një ligj se çfarë duhet të ngritet e çfarë jo, institucionet duhet ta bëjnë këtë”, tha ai.