Telegrafi

NLB Prishtina: SMS Mbushje dhe Bilanc dhe për përdoruesit e IPKO

Mbushja e llogarisë telefonike përmes SMS dhe kontrollimi i llogarisë bankare rrjedhëse përmes telefonit mobil janë shërbimet e radhës të cilat i ofron NLB Prishtina.

Shërbimi SMS mbushje i mundëson klientëve mbushjen e telefonit mobil duke dërguar SMS në numrin 7878, derisa shërbimi SMS Bilanc mundëson pranimin e gjendjes së llogarisë rrjedhëse përmes SMS-it, së bashku me 5 transaksionet e fundit.

Fillimisht këto shërbime u mundësuan për përdoruesit e operatorit të telefonisë mobile Vala, ndërsa prej tash këtë mundësi e kanë edhe përdoruesit e operatorit IPKO.

“Krahas këtyre shërbimeve, gjatë vitit 2010 NLB Prishtina do të vazhdojë të ofrojë shërbime atraktive të cilat ua lehtësojnë klientëve kryerjen e obligimeve ditore”, bëhet e ditur në një komunikatë të kësaj banke.

NLB Prishtina është anëtari më i ri i Grupit më të fuqishëm bankar në rajon, NLB Group. /Telegrafi/