Site icon Telegrafi

NLB Banka ndërton një shtëpi për familjen Hajrullahu në Gjilan

NLB Banka në kuadër të përgjegjësisë sociale korporative, si dhe nga dëshira  dhe vullneti për të ndihmuar dhe përmirësuar kushtet e vështira të banimit i’u bashkua projektit te Korporatës Buçaj me Argeta te cilët themeluan fondacionin #Houses4Kosovo për ndërtimin e shtëpive të familjeve në nevojë.

Me këtë rast familja e Remzi Hajrullahut nga Gjilani u bë me shtëpi falë Donacionit nga NLB Banka dhe truallit i cili u dhurua nga Kuvendi Komunal i Gjilanit.

Kryetar i Bordit Udhëheqës të NLB Bankës, Albert Lumezi ka theksuar se njëra nga përgjegjësitë kryesore të kësaj banke është përgjegjësia sociale.

“Si bankë qe i ka interesat strategjike ekskluzivisht ne regjionin e ballkanit perëndimore, ne e kemi mendjen, zemrën dhe shpirtin në këto vende. Prandaj, një ndër prioritetet më të rëndësishme të NLB Bankës është  përgjegjësia sociale, çdo vit kontribuojmë në përmirësimin e jetës për komunitetin ku veprojmë. Jam shumë krenar që edhe këtë vit po vazhdojmë traditën, duke zgjidhur problemin e banimit për një familje e cila ka jetuar në kushte shumë të vështira ekonomike. Sot është një ngjarje shumë e rëndësishme për familjen Hajrullahu, ata sot po gëzohen me një shtëpi dhe po ju plotësohen kushtet për një jetë më të mirë. Jemi shumë të kënaqur që si Bankë patëm mundësi të ndërtojmë këtë shtëpi dhe të dhurojmë ngrohtësi për familjen Hajrullahu. Falënderojmë të gjithë bashkëpunëtorët që punuan në realizimin e këtij projekti”, ka theksuar Lumezi.

Në këtë ngjarje bamirësie prezent ishin edhe përfaqësues nga Kompania Buçaj dhe Komuna e Gjilanit.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka theksuar se në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit dhe në emër të institucioneve të Komunës ka falënderuar NLB Bankën, Korporatën Buqaj, dhe të gjithë donatorët tjerë për shpirtin e madh të cilët kontribuan në realizimin e këtij projekti që kësaj familje t’i sigurojmë strehë mbi kokë.

Ndryshe, kontributi i NLB Bankës do të vazhdojë edhe në të ardhmen në mbështetje të aktiviteteve dhe projekteve të rëndësishme humanitare. /Telegrafi/

Exit mobile version