Këshilli drejtues i NLB Bankës lidhur me vjedhjen, sot informoi se mjetet e klientëve të tyre janë të sigurta dhe se i ka ndërmarrë të gjitha masat për sugurimin e aktiviteteve të rregullta të saja, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Në pajtim me informacionet, të cilat u përhapën për hetimin për incidentin e krijuar në NLB Banka SHA Shkup, ajo që është më e rëndësishme është t’ju informoj dhe t’ju bind se të gjithë klientët dhe kolegët tanë të punësuar në bankën tonë janë të sigurt. Të gjitha mjetet e klientëve tanë janë absolutisht të sigurta dhe klientët nuk duhet të brengosen aspak. Banka i ka ndërmarrë të gjitha masat për sigurimin e aktiviteteve të rregullta’, deklaroi Antonio Argir, kryetar i Këshillit drejtues të NLB Banka SHA Shkup, njoftoi AIM.
Nga Banka informojnë se bashkëpunojnë me autoritetet kompetente dhe shpresojnë për rezultat të shpejtë dhe pozitiv të hetimit. /Telegrafi/