Telegrafi

NKBM-ja sllovene anuloi hyrjen në Maqedoni

"Kjo është periudhë përplot me sfida dhe pasiguri", deklaroi ditëve të fundit përfaqësuesi i bankës në Maribor, Matjazh Kovaçiç, duke shtuar se akvizimi do të ndodhë gjatë dy viteve të ardhshme, ndërsa koha e saktë varet nga shkrirja e tregjeve të kapitalit.

NKBM ishte e interesuar për zgjerimin e Ballkanit për ta rritur fitimin dhe në tentim që ta ndjekë rivalin e vet "Nova Lubjanska Banka", e cila është e pranishme në të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë.

Banka pret të ardhurat neto sivjet t`i rrien për 35 për qind në krahasim me vitin 2008 në 51,5 milionë euro.