Telegrafi

NK-22 mund t’i ndihmojë të sëmurët me Crohn dhe kolit

Nyjat limfatike dhe indi limfatik në traktin intestinal i cili ndihmon në mbrojtjen e organizmit nga patogjenët e jashtëm paraqesin bazën e një lloji të rrallë të qelizave imune të zbuluar së fundmi nga shkencëtarët pranë Fakultetit të Mjekësisë pranë Universitetit të Washingtonit në St. Louis.

Këto qeliza kanë efekt anti-inflamator. Ato janë një formë e NK-qelizave (të cilat kanë rol në eliminimin e qelizave tumorale dhe atyre të infektuara me viruse). Për shkak të tendencave vrasëse që i kanë, NK-qelizat kontrollohen në mënyrë të kujdesshme dhe nuk veprojnë derisa ta marrin sinjalin e duhur.

Disa nga sinjalet të cilat i aktivizojnë qelizat e porsazbuluara janë të ngjashëm me ato të cilat i aktivizojnë qelizat tjera të sistemit imun të cilat kanë veçori të fuqishme inflamatore që mund të shkaktojnë vdekjen qelizore dhe dëmtimin e indit nëse qëndrojnë kronikisht të aktivizuara. Mirëpo qelizat e reja të porsazbuluara, të cilat janë emërtuar NK-22, kanë efekt të kundërt: ato nxisin proliferimin qelizor dhe shërimin e plagëve.

Qelizat NK-22 janë të pranishme në mukozën e traktit gastrointestinal dhe sapo e shohin një patogjen ato reagojnë menjëherë. Kjo është një përparësi e madhe e organizmit, pasi që ky është nj reagim mbrojtës në momentet e para të sulmit patogjenik. /Telegrafi/