Site icon Telegrafi

Njujorkezi përballet me një shpërthim nëntokësor deri po kalonte përgjatë trotuarit – pamjet kapin momentin dramatik

Një shpërthim nëntokësor përfshiu një trotuar në Queens, New York, derisa një njujorkez i cili kaloi aty pranë pësoi djegie të shkallës së dytë, pasi u gjend në po atë moment në hekurat e trotuarit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Barry West, 57-vjeçar, ishte rrugës për të paguar faturën e telefonit pranë kryqëzimit të Farmers Boulevard dhe Baisley Boulevard në Saint Albans, Queens.

Shpërthimi besohet të ketë ndodhur të enjten e kaluar gjatë pasdites.

West, një baba, u përfshi nga flakët, por arriti të largohej disa momente më vonë, duke parë i habitur nga ajo që sapo kishte ndodhur.

Burri besohet të jetë në humor të mirë derisa po shërohet në Qendrën Mjekësore të Universitetit Nassau. /Telegrafi/

Exit mobile version