Nju Jorku i kthen Italisë artin e vjedhur me vlerë 19 milionë dollarë
Prokurori i rrethit të Nju Jorkut i ka kthyer Italisë artin e vjedhur me vlerë 19 milionë dollarë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, artefaktet e vjedhura u shitën muzeve dhe tregtarëve privatë nga grabitës të dënuar.
Kjo është përpjekja e fundit e qytetit për të kthyer mallrat e grabitura në vendin e tyre të origjinës – 66 milionë dollarë janë kthyer deri më tani këtë vit.
Kreu i njësisë së trafikut të antikiteteve premtoi se do të kishte “shumë më shumë sekuestrime dhe shumë më tepër riatdhesime”.
Hetuesit kishin punuar për vite me radhë për të gjetur gjurmët e kontrabandistëve të artit dhe për të gjetur sendet që po riatdhesoheshin, sipas zyrtarëve të Sigurisë Kombëtare. /Telegrafi/