Telegrafi

“Nju-Jork tajms” për herë të parë me reklamë në ballinë

Gazeta në shitje u paraqit me reklamë të gjigandit televiziv amerikan CBS, me sqarim për lexuesit se vendimi i tillë është marrë për shkak të krizës së madhe, në të cilën "Nju-Jork tajms" ndodhet dhe zvogëlimin e të ardhurave.

Të ardhurat, krahasuar me vitin e kaluar u zvogëluan për 7,6 për qind, ndërsa krahasuar me vitin 2007 janë më të ulëta për 17,9 për qind.

"Nju-Jork tajms" ka vendosur edhe në hipotekë prej 225 milionë dollarë ndërtesën 52 katëshe në zemër të Menhetenit, ku 58 për qind është pronare.

Është paralajmëruar edhe rikomponim i faqeve të "Nju-Jork tajmsit", shuarje të disa pjesëve të gazetës, të cilat nuk sjellin të ardhura dhe rritjen e çmimit të parapagesës."Nju-Jork tajms" nuk ka njoftuar sa ka kushtuar reklama me madhësi prej gjashtë centimetrave në ballinë.