Aeroporti kryesor i Nju Jorkut, “La Guardia”, u evakuua mbrëmjen e të shtunës, pasi një burrë kërcënoi se do ta hidhte në erë, pas një diskutimi një punonjës të linjës ajrore. Policia arrestoi agresorin që mendohet të ishte në moshën 50 vjeçare, pasi u fut në një nga terminalet rreth orës 8:50.
Pas një diskutimi me një nga punonjësit e në terminalin B, ai kërcënoi se hidhte në erë aeroportin.
I dyshuari u arrestua pasi pretendoi se kishte një bombë në çantë. Forcat speciale u thirrën për të inspektuar paketën dhe terminalet A dhe B u mbyllën në mes të kaosit.