Telegrafi

Nju Jork, 777 njerëz vdiqën nga pandemia COVID-19 në 24 orët e fundit

Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo raportoi se 777 njerëz vdiqën nga coronavirusi në 24 orët e fundit.

Shifra tregon një ulje të vogël nga e enjtja, kur u konfirmuan 799 vdekje. Deri më tani, 7.844 kanë humbur jetën në shtet si rezultat i pandemisë, transmeton Telegrafi.

“Ne vazhdojmë të durojmë dhimbje të mëdha. Ne e ndiejmë thellësisht këtë humbje si një shtet, bashkësi dhe familje. Kjo është një humbje e tmerrshme”, tha Cuomo.

Pastaj ai tha që qeveria e tij do të ndajë 200 milionë dollarë për ndihmë urgjente ushqimore për më shumë se 700,000 familje me të ardhura të ulëta në shtet. /Telegrafi/