Tashmë renditet në mesin e artisteve të suksesshme shqiptare në mbarë botën, përfshirë yjet Rita Orën, Bebe Rexhën, Dua Lipën dhe Ava Max.
Fjala është për Njomza Vitinë, e cila për një kohë të shkurtër është shndërruar në yll botëror dhe po vazhdon të jetë shumë aktive me projekte muzikore.
Ajo po ashtu është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, teksa në atë Instagram publikon imazhe dhe video të ndryshme, duke mos munguar edhe ato nga përditshmëria e saj.
Pas disa ditëve qëndrimi në Zelandën e Re dhe takimit me këngëtaren Vesa Luma, me të cilën do bashkëpunojë në një projekt muzikor, e njëjta është kthyer në Zvicër.
Përveç performancave të saj, 25-vjeçarja së fundmi ka sjell dy imazhe atraktive në bikini, derisa shfaqet pranë një pishine.
“Pasi udhëtova për 20 orë, drejt e në këtë pishinë”, ka shkruar krahas imazheve artistja Vitia.
Njomza gjithashtu këtë verë është rikthyer në Prishtinë, pas shtatë viteve, për të performuar në festivalin “Sunny Hill”, i cili organizohet nga babai i Dua Lipës, Dukagjini.
Ajo u prit mjaft mirë nga publiku shqiptar dhe për atë natë është deklaruar se ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme e saj. /Telegrafi/