Site icon Telegrafi

Njomza thotë se mezi po pret që të performojë në Prishtinë

Njomza Vitia (Foto: Instagram/notnjomza)

Festivali “Sunny Hill” pritet të mbahet këtë javë më 2, 3 dhe 4 gusht.

Ky festival i cili tashmë ka mbledhur emra të mëdhenj të muzikës së huaj dhe lokale, nuk ka dyshim se edhe këtë vit do ketë performanca të zjarrta.

Në mesin e yjeve që pritet të performojnë është edhe Njomza Vitia, ku vjen pas shtatë viteve në Kosovë.

Me anë të një videoje të publikuar në rrjetet sociale, bukuroshja jonë mezi pret të vijë në vendlindje.

“Jam shumë e emocionuar që do performojë në Sunny Hill nuk e keni idenë, Kosovë shihemi të premten”, ka shkruar mes të tjerash 25-vjeçarja.

Lexo po ashtu Njomza Vitia me befasi për fansat në "Sunny Hill"

Ajo po ashtu ka edhe një befasi për fansat, teksa tregon se do interpretojë një projekt të ri, të pa publikuar deri më tani. /Telegrafi/

Exit mobile version