Telegrafi

Njomza, një tjetër shqiptare që ka fituar zemrat e amerikanëve (Video)

Njomza është një tjetër shqiptare që i është futur me sukses tregut më të madh të muzikës në botë.

Vajza me dy prindër shqiptarë, u lind në Chicago dhe që nga mosha pesë vjecare mori pjesë në disa talent show.

Në moshën 14 vjecare ajo formoi grupin e saj “Scarlett” ndërsa kur ishte 16 vjec nisi karrierën solo.

Së fundmi ajo ka publikuar një projekt në bashkëpunim me producentin e njohur amerikan të muzikës elektronike, Skrillex.

Për këtë këngë, e cila mban titullin “Pretty Bye Bye”, ku shqiptarja mahnit me zërin e saj, ka shkruar edhe revista e njohur Billboard./Telegrafi/