Ndonëse ngjitja e saj është sfidë për të rriturit, njomakët pejanë Fiar Gjikolli dhe Lekë Nikqi, e kanë pushtuar majën e Jezercit, njëhërit maja më e lartë e Alpeve Dinarike.
Maja e cila i ka 2694 metra mbi lartësinë e detit, është ngjitur të dielën nga 8 vjeçari Fiar Gjikolli, respektivisht 9 vjeçari, Lekë Nikqi.
Aktin e pejanëve të vegjël e ka përshëndetur dhe vlerësuar edhe Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës – (FBAK), duke theksuar se gjeneratat e reja janë një stimulim për zhvillimin e bjeshkatarisë dhe alpinizmit në Kosovë.
Ndryshe, Fiar Gjikolli muaj më parë, si 7 vjeçar, njëherit si anëtari më i ri i Shoqatës së Bjeshkatarisë “Gjeravica”, e ka ngjitur majën me po të njëjtin emër, e cila ka një lartësi mbidetare prej 2.656 metra, duke u bërë kështu një senzacion për bjeshkatarinë shqiptare.
Pejani 8 vjeçar synon që ta vazhdojë këtë rrugëtim me qëllim që një ditë t’i ngjit majën më të larta në glob. /Telegrafi/