Një befasi e pakëndshme u është bërë sot të punësuarve në televizionin Sitel, nga ana e protestuesve të ”Revolucionit Laraman” transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e hershëm, kur zyrat e televizionit janë ”vizituar” nga aktivistët e Revolucionit. Ata janë përkujdesur për ”njollosjen” me ngjyra të ndryshme të zyrave, ashtu siç kanë vepruar me disa objekte qeveritare dhe përmendore të Shkupit./Telegrafi/