Vera e kuqe, jo vetëm që mund të të marrë pak mendtë (pak?), por edhe në rastet kur të lë njolla në rroba
Në rast se të derdhet në bluzë, ka shumë të ngjarë që të përhapet gjithandej.
Ndiq disa hapa që të ndihmojë për të zhdukur sa më shpejt njollën:
1. Hapi i parë është ta fshish njollën butësisht. Me një facoletë a një copë të thatë në mënyrë që të thithë sa më shumë të jetë e mundur.
2. Mos u mundo ta fshish njollën me ujë.
3. Nëse je duke darkuar, kripa është zgjidhja më e lehtë. Menjëherë pasi të është derdhur gota, hidh një shtresë të trashë kripe mbi zonën e prekur. Lëre ashtu për rreth një orë. Kripa do të thithë verën dhe pastaj do të zbehë njollën.
4. Një zgjidhje tjetër e shpejtë është soda bikarbon. Pasi të është derdhur gota, hidh pak sodë në njollë dhe njolla do të zbehet. Përdor një facoletë për ta përtharë.
5. Nëse shenja është e thatë, trajtojeni me pastë për rrojë, më pas lajeni në mënyrën e zakonshme.
Tek heqja e njollave nga vera e kuqe gjëja kryesore është shpejtësia: sa më parë të reagoni, aq më parë do ta pastroni. /Telegrafi/