Postera që ngjajnë me njolla boje janë shfaqur në vende të ndryshme rreth Wichita, Kansas të SHBA-së, dhe zyrtarët e qytetit thanë se janë të hutuar për sa i përket origjinës së tyre.
Veprat e artit misterioz janë postuar në rrjete sociale nga kalimtarë kureshtarë, por deri më tani askush nuk ka dalë ta marrë përgjegjësinë.
Deri më tani, as autoritetet e sigurisë nuk janë në dijeni se kush qëndron pas posterave, përcjell Telegrafi.
Policia lokale deklaroi se nuk i konsideron veprat e artit si vandalizëm dhe nuk duket se ato po e shkelin ligjin.
Edhe muzeu Wichita tha se nuk e ka idenë se kush po i vendosë posterat, por perspektiva e një artisti të ri po duket emocionuese. /Telegrafi/