Site icon Telegrafi

Njohja e stazhit për vitet ’90 kërkohet edhe për kategoritë e tjera

Foto: Ilustrim

Punëtorëve të shëndetësisë që kanë punuar gjatë viteve ‘90 nëpër institucione të ndryshme humanitare do t’u njihet stazhi i punës.

Kjo u hap rrugën atyre që të marrin edhe pensione kontributdhënëse, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë premtim e ka bërë ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale si përgjigje ndaj kërkesës së Sindikatës së Pavarur të Administratës Publike, e cila ka kërkuar që të gjithë atyre që kanë punuar në vitet ‘90 t’u njihet stazhi i punës.

Abrashi ka thënë se vendimi i Qeverisë për t’ua njohur stazhin mësimdhënësve është marrë bazuar në Ligjin mbi skemat sociale të financuara nga shteti. Ministri ka thënë se më shumë se një vit kanë bashkëpunuar me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit për t’i identifikuar të gjithë punëtorët që kanë punuar gjatë viteve ’90. /Telegrafi/

Exit mobile version