Telegrafi

Njohja e rreziqeve nga kanceri i gjirit

Krahas mamografive të përvitshme, disa mjekë po rekomandojnë që gratë pas periudhës së menopauzës të kryejnë një analizë të re, jo për të parë nëse kanë kancer në gji, por për të përcaktuar gjasat për zhvillim e këtij kanceri në të ardhmen.

Shkencëtarët nga qendra kërkimore “Pacific” në Kaliforni thonë se duke shqyrtuar disa karakteristika personale mjekët mund të përcaktojnë se cilat gra mund të jenë në rrezik më të lartë për t’u prekur nga kanceri, por fakti që mjekët nuk u thonë pacienteve në mënyrë rutinë se cilët janë këta faktorë ndoshta shton gjasat e tyre e për t’u prekur nga kjo sëmundje.

Për shembull, gratë e moshuara, ato me gjoks të ngjeshur dhe ato që kanë një histori familjare të kancerit të gjirit, që të gjitha këto kanë gjasa më të mëdha për t’u prekur nga kanceri në gji. Por lindja e fëmijëve e pakëson rrezikun e një gruaje për t’u prekur nga kanceri i gjirit.

Shkencëtarët thonë se nëse mjekët i mbledhin dhe i peshojnë me kujdes këta faktorë, parashikimi se cilat gra janë me rrezik të lartë për t’u prekur nga kancerit në gji, është i mundshëm.

Shkencëtarët thonë se mjekët gjithashtu duhet t’i diskutojnë me pacientet e tyre se çfarë gjasash kanë ose nuk kanë për t’u prekur nga kanceri në gji, sepse në këtë mënyrë ato gra që janë në rrezik të lartë mund të vendosin të marrin masa a të kërkojnë ndihmë.

Mundësi të tjera për pakësimin rrezikut të prekjes nga kanceri në gji janë ulja e peshës trupore, pakësimi i pijeve alkoolike dhe marrja e barnave për kontrollin e hormoneve. /Shekulli/Telegrafi/