Site icon Telegrafi

Njohja e prindërve: Përgatitja e mirë për takim sa më të relaksuar

Me siguri edhe vetë keni dëgjuar shumë tregime horrori mbi njohjen me prindërit e të dashurit, mirëpo bëheni sikur nuk keni dëgjuar, sepse vetëm nëse shkoni ashtu siç jenë në realitet mund të lini përshtypje të mirë. Natyrisht, edhe me ndihmën e këshillave në vijim:

Vishuni në mënyrë sa më të përshtatshme që të mos lini përshtypje të gabuar.

Gjatë përgatitjes të jeni sa më të qeta në mënyrë që të zhdukni nervozizmin, ndërkaq mu para njohjes, shëtisni pak me të zgjedhurin tuaj, i cili do t’ju tregojë shkurtimisht lidhur me shprehitë e familjarëve të tij, kështu që të ketë sa më pak mundësi që diçka të shkojë keq.

Nëse dëshironi që të mësoni se si t’ju pranojnë sa më mirë prindërit e të dashurit tuaj dhe të bëheni “pjesë e familjes së tij” lexoni këto këshilla të cilat do t’ju jenë të dobishme, transmeton Telegrafi.

1. Dërgoni dhuratë

Dhurata është “biletë” hyrëse më se e sigurt, madje edhe nëse i dashuri juaj thotë që prindërit e tij nuk presin asgjë nga dhuratat, pra mos shkoni duarthatë. Nëse shkoni vetëm për darkë, dërgoni lule, desert apo një shishe verë. Nëse prisni që të qëndroni më gjatë, atëherë merrni ndonjë çokollatë apo libër apo diç që do t’i bënte të interesuar.

2. Respektoni kodin familjar të sjelljes

Po qe se familja e tij i do formalitetet, zgjidhni këtë kombinim – xhinse të ngushta, fustan apo fund deri te gjunjët dhe pjesën e sipërme pa dekolte të theksuar. Nëse nuk jeni të sigurt për stilin e tyre, vishuni në mënyrë konservatore, kjo është më e sigurt.

3. Lavdërojeni shijen e mirë të mamasë së tij

Ju do të jeni në terrenin e tij, andaj falënderojuni për atmosferën mikpritëse të cilën jua kanë ofruar: jepni ndonjë kompliment për akuarelin e fundit të cilin e ka bërë, për dekorimin e shtëpisë apo për ushqimin që e ka gatuar.

4. Thoni se sa është i mrekullueshëm biri i tyre

Familjarët e të dashurit tuaj dëshirojnë që ta admironi djalin e tyre, sikur edhe ata vetë. Lavdërojeni për mënyrën se si po sillet ai ndaj jush dhe thoni që jeni krenare për diçka të mirë që ka bërë kohëve të fundit.

5. Kontrolloni shpërthimin e butësisë

Do të jenë të mrekulluar kur të binden që ju vërtet e dashuroni, mirëpo nuk do të dëshironin që t’ju shihnin duke e puthur dhe duke u hedhur në shtrat. Nëse ia vini dorën në krah apo e puthni në faqe, do të jetë në rregull, mirëpo diçka më shumë se kjo do të mund t’i ofendonte.

6. Ofroni ndihmën tuaj

Bashkojuni në larjen e enëve apo në rregullimin e dhomës. Kështu u bëni me dije që po e respektoni mundin e tyre të cilin e kanë investuar për t’ju gostitur. Kur u ndihmoni të rregullojnë tavolinën, atëherë u tregoni që dëshironi t’i bashkoheni familjes. /Telegrafi/

Exit mobile version