Njohja e pasaportave të Kosovës nga Spanja ka bërë që të rritet optimizmi për anëtarësimin e vendit në NATO, gjegjësisht Partneritetin për Paqe (PfP).
Optimist për një gjë të tillë është shprehur edhe politologu Jasmin Mujanoviq, i cili ka reaguar duke thënë se ky vendim i Spanjës është një model që mund të përdoret për të hapur rrugën për pranimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe (PfP) të NATO-s.
Mujanoviq në një postim në “X” ka kujtuar se kështu kishte sugjeruar më parë.
“Një nga implikimet kryesore të vendimit të Spanjës për të lejuar mbajtësit e pasaportave të Kosovës të hyjnë në vendin e tyre është se ky model mund të përdoret gjithashtu për të hapur rrugën për pranimin e Kosovës në PfP të NATO-s, siç sugjerova në raportin tim të fundit të politikave @iskhoctopus”, ka shkruar ai.
Që nga 1 janari, shtetasit e Kosovës me pasaporta biometrike mund të udhëtojnë në shtetet e zonës Schengen, pas hyrjes në fuqi të vendimit për liberalizimin e vizave.
Më herët gjatë 6 janarit, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se Spanja i shtohet listës së shteteve që kosovarët mund të vizitojnë pa pasur nevojë të pajisen me vizë. /Telegrafi/
One of the major implications of Spain’s decision to allow Kosovo passport holders to enter their country is that this model can also be used to clear the path for Kosovo’s admittance to NATO’s PfP, as I suggested in my recent @iskhoctopus policy report. https://t.co/qVqD65zEYh pic.twitter.com/hikNkdKYUA
— Jasmin Mujanović (@JasminMuj) January 6, 2024