Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka quajtur si lajm të mirë njohjen e avokatëve të licencuar të Kosovës nga shteti Gjerman.
Rohde përmes një postimi në X, theksoi se ky hap premton të rrisë bashkëpunimin ekonomik dhe të përmirësojë ekzekutimin e projektit mes dy kufijve gjermano-kosovar.
“Zhvillim emocionues! Avokatët kosovarë tani mund të regjistrohen pranë shoqatave të avokatëve gjerman, duke u mundësuar atyre të punojnë drejtpërdrejt në Gjermani. Ky hap premton të rrisë bashkëpunimin ekonomik dhe të përmirësojë ekzekutimin e projektit mes dy kufijve gjermano-kosovar. Një hap i rëndësishëm përpara”, ka shkruar Rohde.
Ndryshe, ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, të enjten kishte thënë se avokatët nga Republika e Kosovës tashmë njihen zyrtarisht nga Gjermania.
Në një shkrim në Facebook, ai tha se avokatët e licencuar nga Republika e Kosovës do të mund të ushtrojnë funksionin e tyre edhe në Republikën Federale të Gjermanisë.
“Kjo është një arritje e jashtëzakonshme jo vetëm për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve tona, por edhe për drejtësinë kosovare”, u shpreh ai.
Tutje tha se të njohur nga një vend i rëndësishëm si Gjermania, avokatët kosovarë, mund të përfshihen më lehtë në raste ndërkombëtare dhe të ofrojnë ekspertizën e tyre në çështje juridike.
“Ky kapitull i ri ofron një mundësi të jashtëzakonshme, që dija dhe përvoja e avokatëve kosovarë të jenë në proporcion të drejtë me standardet ndërkombëtare të drejtësisë dhe të integrimit juridik, përkatësisht të përshtatmërisë së kuadrit ligjor të avokatisë kosovare me atë gjermane dhe evropiane. Faleminderit Ministrisë Federale të Drejtësisë për besimin e vazhdueshëm ndaj Republikës së Kosovës”, shkroi Ajeti. /Telegrafi/
Exciting development! Kosovar?? lawyers can now register with German?? bar associations, enabling them to practice directly in Germany. This step promises to enhance economic cooperation and streamline cross-border???? project execution. A significant stride forward! ?⚖️?⚖️ https://t.co/yryD80TtFW
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) August 11, 2023