Site icon Telegrafi

Njohja e 77-të për Kosovën vjen nga Afrika Qendrore

Njohja është konfirmuar nga zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili muajin e kaluar ishte në këtë shtet dhe disa shtete të tjera afrikane, me qëllim të shtimit të njohjeve për Kosovën.

Republika e Afrikës Qendrore, me rreth 4.5 milionë banorë ndodhet në qendër të kontinentit afrikanë, në Afrikën ekuatoriale. Në veri kufizohet nga Çadi, më tutje kufizohet me Sudanin, Republikën Demokratike të Kongos, Republikën e Kongos dhe me Kamerunin. /Telegrafi/

Exit mobile version