Shikoni situatën e trafikut në foto, pastaj përpiquni të jepni përgjigjen në më pak se një minutë…
Në kryqëzimin ku kalojnë rrugët me të drejtë kalimi dhe pa të drejtë kalimi ka një makinë, një tramvaj dhe një zjarrfikëse.
Komunikacioni rregullohet ekskluzivisht me shenja të komunikacionit.
Shikoni mirë situatën në foto, më pas mendoni dhe përgjigjuni pyetjes, transmeton Telegrafi.
Përgjigjja:
Meqenëse, në situatën në foto, makina zjarrfikëse nuk e ka të ndezur dritën rrotulluese, këtu nuk ka të drejtën e përparësisë.
Tramvaji kalon në kryqëzim i pari, pasi lëviz përgjatë rrugës me të drejtë kalimi dhe ruan drejtimin e lëvizjes.
Makina dhe zjarrfikësja lëvizin në rrugë me të njëjtin prioritet, kështu që rregulli i krahut të djathtë zbatohet për to.
Për këtë arsye pas tramvajit niset zjarrfikësja dhe në fund makina.
Përgjigja e saktë është numri 2. /Telegrafi/