Analisti dhe njohësi i sistemeve zgjedhore, Blerim Vela ka treguar disa të dhënë interesante sa u përket rezultatit të zgjedhjeve.
Studenti i doktoratës në Universitetin e Sussex [Britani e Madhe] ka thënë se në bazë të gjitha rezultateve të mbledhura koalicioni NISMA-AKR-PD nuk e kalon pragun për 50 vota.
Në këtë rezultat Vela thotë se janë përfshirë edhe votat e shumëpërfolura nga Serbia.
Analisti ka thënë se pa votat e Serbisë NISMA kalon pragun me 100 vota.
Ndërsa analisti Armend Muja thotë se Nisma është përfundimisht jashtë Kuvendit.
“Zgjedhjet 2019: Pas numerimit te votave te fundit te diaspores, Nisma perfundimisht jashte Kuvendit. VV fiton 31 deputet, LDK 30 deputet, PDK 25, AAK 14, Komunitetet 20 deputet”, shkruan Muja.
Më poshtë shënimi i plotë i analistit Blerim Vela
Nisma: 4.97% (te rregullta) + 6.91% (te diaspores) + 5.5% (me kusht dhe NV) + 4.10% (diaspora pas 5 tetorit).
Per momentin dhe jo zyrtarisht Nisma eshte mbi prag per 0.0125% (rreth 100 vota).
Me llogaritjen e votave nga Serbia eshte poshte pragut per rreth 50 vota.
Kujtojmë se për votat nga Serbia NISMA ka paralajmëruar ankesë në instancat më të larta shtetërore. Ndërsa ende nuk dihet nëse KQZ do të kërkojë rinumërimin e tërësishëm të votave.