Telegrafi

Njohësi i çështjeve ekonomike: Reformat e premtuara të Kurtit në skema sociale e “dembelojnë” popullin

Njohësi i çështjeve ekonomike, Zekrija Shabani ka folur për skenarët që mund t’i ndodhin ekonomisë së Kosovës nëse qeveria e mundshme e Albin Kurtit bën reformat e premtuara.

Shabani në “Dossier D” në RTV Dukagjini thotë se Kosova tashmë ka hyrë në zonën e rrezikut kur punonjësit e sektorit publikë mund të mbesin pa paga, përcjell Telegrafi.

Ai ka thënë se nëse zhvillimet politike nuk avancojnë nga muaji mars Kosova mund të futet në një bonkrot financiar.

Njohësi i çështjeve ekonomike ka thënë se derisa Kuvendi tashmë është funksional ai mund të merr vendim që të shfrytëzohet 1/12 e buxhetit të vitit të kaluar.

Duke folur për qeverinë e mundshme të Kurtit dhe ndryshimet që ka paralajmëruar ai, Shabani thotë se praktikat e deritanishme kanë treguar se shteti nuk është mirë të përzihet në ekonomi.

“Ka mundësi shumë të madhe që të çrregullohet tregu në Kosovë nëse përzihet shteti në ekonomi”.

Njohësi i çështjeve ekonomike thotë se investimi i shtetit në skema sociale ka rrezik që të “dembelojë” popullin edhe më shumë pasi sipas tij edhe ashtu në Kosovë ka shumë persona që përfitojnë nga këto skema.

Shabani ka folur edhe për ndikimin e taksës ndaj Serbisë në ekonominë e Kosovë.

Ai thotë se taksa nuk ka arritur efektin e pritur. Thotë se produket vendore nuk kanë arritur të zënë vendin e lënë bosh./Telegrafi/