Site icon Telegrafi

I NJOH DO ALAMET IDIOTA

Poezi nga: Jurij Hudolin
Përktheu: Fadil Bajraj

I njoh do alamet idiota,
të cilët kujtojnë se janë gjeni dhe
që nuk u ha palla për asnjë kanun
shoqëror. Shumica vdesin herët
për shkak të ndonjë budallallëku, ose vetëvrasjes,
sall kështu mund të tregojnë ndonjëfarë
trimërie, sepse nuk kanë asgjë tjetër
ose nuk dinë ose nuk duan ta dinë.
Edhe më zi është me pacientët jetëgjatë,
që jetojnë përtej të pesëdhjetave.
Atyre u kanë faj të gjithë të gjallët dhe të vdekurit,
që ekzistojnë, dhe kur u vdes nëna plakë,
loja e jetës i dërrmon krejtësisht.
Epo nëse do ndonjë gjë të hairit nga jeta,
duhet të dëgjosh edhe
të tjerët.

Exit mobile version