Jack Whiteley nga Essex i Anglisë, i ka njoftuar forcat e rendit se dy plaçkitës po ia vjedhin depon, por ka marrë një përgjigje të pazakontë.
Biznesmenit i është thënë se të gjithë policët janë të zënë dhe nuk mund të intervenojnë, transmeton Telegrafi.
“Nuk kisha çfarë të bëja, vetëm të shikoja teksa merreshin mobiliet që arrijnë vlerën deri në 30 mijë euro”, ka thënë Whiteley.
Policia ka pranuar se nuk ka mundur të bënte asgjë, ngaqë të gjithë pjesëtaret ishin të angazhuar, ndërsa nuk ishte ndonjë emergjencë ku ishte në pyetje jeta e njeriut.
Ata kanë nisur hetimet dhe janë vënë në kërkim të plaçkitësve, që tashmë janë identifikuar. /Telegrafi/