Telegrafi

Njoftoi pensionimin nga kombëtarja e Zvicrës, Fatmir Spahiu i drejtohet Shaqirit: Faleminderit për përfaqësimin e dinjitetshëm

Futbollisti i njohur shqiptar, Xherdan Shaqiri, ka marrë vendimin për t’u pensionuar nga kombëtarja e Zvicrës.

Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi të ndarë në rrjete sociale.

Ylli me origjinë nga Gjilani ka kaluar në të gjitha grupmoshat me Zvicrën, gjersa debutimin me ekipin e parë të ‘Helvetikëve’, 32-vjeçari e kishte bërë më datë 3 mars të vitit 2010.

Një reagim në lidhje me këtë e ka bërë edhe aktori Fatmir Spahiu, i cili e ka vlerësuar për kontributin që ka dhënë dhe për përfaqësimin e dinjitetshëm.

“Xherdani paska vendos me u përshëndet me kombëtaren zvicerane. Ne mund t’i themi faleminderit për përfaqësim të dinjitetshëm të vlerave tona në Zvicër”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Zyrtare: Xherdan Shaqiri pensionohet nga kombëtarja e Zvicrës

I njëjti tutje tha: “Dhe një falënderim i madh për ato dy ndeshjet, pe dini ju…Shëndet Xherdan”.

Në 125 paraqitje sa i ka pasur gjithsej me Zvicrën, Shaqiri ka shënuar 32 gola ndërsa numëron edhe 34 asistime. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram