Site icon Telegrafi

Njoftoi në Facebook: “Jam bërë hajn bankash”

“Tash jam hajn bankash”, shkroi Ryan Homsley (29 vjeç). Kamera e sigurimit e kishte incizuar Ryanin duke kërcënuar një punëtor të Bankës në Oregon se kishte bombë me vete.

Çanta dhe kutia që la pas vetes ishin të parrezikshme. Disa orë pas plaçkitjes, Ryan filloi të postojë linqet e lajmeve për plaçkitjen dhe fotografinë e tij të cilën e përdori bile edhe si fotografi profili.

Shokët thonë se Ryan është me diabet dhe paratë i nevojiteshin për ilaçe. FBI-ja e arrestoi në spital derisa po kontrollohej. /Telegrafi/

Exit mobile version