Telegrafi

Njoftoi familjarët se do kthehej në Shqipëri nga mali i Gramozit, humbet një 60-vjeçar që punonte në Greqi

Një 60-vjeçar nga Erseka ka humbur kontaktet me familjen ditën e djeshme, ndërkohë policia vijon punën për gjetjen e tij.

Mësohet se shtetasi me iniciale N.Zh. ka telefonuar ditën e djeshme familjarët nga Greqia, duke i njoftuar se do të kthehej në Ersekë. Ai punonte në shtetin grek me punë sezonale, ndërsa ka marrë rrugën për t’u kthyer nga mali i Gramozit në kushte shumë të këqija atmosferike për shkak të reshjeve.

Familjarët janë munduar ta kontaktojnë në telefon por nuk kanë mundur të flasin më me 60-vjeçarin. Sipas policisë nuk dihet ende nëse ka ndodhur gjë me të, apo është kthyer mbrapsht drejt shtetit grek.

Kërkimet kanë filluar që prej ditës së djeshme, ndërsa sot nëpërmjet dronit është bërë krehja e një pjese të zonës së Gramozit, por pa rezultat. Pritet në vijim të shihet në bazë të kërkimeve mes policisë shqiptare, policisë kufitare dhe asaj greke, nëse do të arrihet të gjendet 60-vjeçari./Top Channel