Pas muajsh thashethemesh dhe raportesh, Nintendo ka konfirmuar modelin e ri Nintendo Switch OLED, i cili ka një ekran 7 inç. Do të kushtojë 350 dollarë.
Deklarata vë në dukje se ajo përfshin 64 GB memorie të brendshme, zë të përmirësuar dhe një port të integruar LAN me tela.
Nintendo ka konfirmuar se kjo pajisje arrin maksimumin 1080p në modalitetin TV dhe se ka mbështetje 4K.
Do të vijë me ngjyra të bardha dhe të zeza.
Para njoftimit, raportet sugjeronin gjerësisht se pajisja do të kishte një ekran OLED 7 inç dhe një element grafik më të shpejtë nga Nvidia, i aftë për 4K.
Nintendo më parë pohoi se nuk do të prezantojë pajisje të re këtë vit, por tashmë duket se gjërat kanë ndryshuar.
Modelet e mëparshme janë shitur jashtëzakonisht shumë mirë, pritet që edhe Nintendo Switch e re të ketë sukses në shitje. /Telegrafi/
Meet the newest entry to the #NintendoSwitch family! Nintendo Switch (OLED model) brings the versatility of the Nintendo Switch experience with a vibrant 7-inch OLED screen, a wide adjustable stand, and more. Nintendo Switch (OLED model) releases on 10/8.https://t.co/zRpGxakJDn pic.twitter.com/Tsc55r35ay
— Nintendo of America (@NintendoAmerica) July 6, 2021