Telegrafi

Njoftim tronditës nga gruaja e Alec Baldwin: Ka shanse të vogla që të mbijetojë embrioni i fëmijës që e kam në bark

Hilaria Baldwin dhe Alec Baldwin (Foto by Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Hilaria dhe Alec Boldwin kanë katër fëmijë. Çdo shtatzëni dhe detajet rreth saj i ka ndarë me ndjekësit në Instagram.

Edhe kësaj radhe përmes një fotografie vetëm në të brendshme dhe një lajm aspak të mirë duke treguar se përballet me humbjen e fëmijës së pestë.

“Unë dua të ndaj me ju lajmin se po përjetoj një abort. I kam premtuar vetes, se në qoftë se do të mbetem sërish shtatzënë, do ta ndaj lajmin me ju, shumë herët, edhe nëse kjo do të thotë se jam duke kaluar nëpër faza të vështira. Unë kam qenë gjithmonë i hapur me ju, kur është fjala për familjen time, ushtrimet në palestër, shtatzëni, kështu që këtë nuk do ta fsheh nga ju, vetëm për shkak se nuk është gjë pozitive dhe e ndritshme si çdo tjetër”, tha fillimisht ajo.

Hilaria shpjegoi se embrioni ka një impuls, por nuk zhvillohet siç duhet.

“Po presim, por është e vështirë. Ka shumë pasiguri, por ka shanse të vogla që kjo shtatzëni të ketë sukses, por jam i sigurt se familja ime dhe unë do ta kapërcejmë këtë, megjithëse mund të jetë e vështirë. Jam mirënjohës ndaj mjekut tim, miqve të mi, familjes sime. Unë jam mirënjohës ndaj bashkëshortit dhe katër fëmijëve të mi të shëndetshëm”, shkroi ajo dhe kërkoi mbështetje prej të gjithëve.

Hillary dhe Alec janë prindërit të Carmen (5) dhe të djemve, Rafael (3), Leonard (2) dhe Romeo 10-muajsh. Çifti filloi marrëdhëniet në vitin 2011 dhe ata u martuan në vitin 2012. /Telegrafi/