Telegrafi

Njoftim i rrallë për një vend të lirë pune – avokat me 32 vjet përvojë!

Komuna e Tetovës ka bërë një shpallje për një vend të lirë pune, me një kriter specifik: avokati që ky institucion kërkon duhet të ketë 32 vite përvojë.

Kushtet e tjera për t’u bërë përfaqësues juridik i këtij institucioni, janë që avokati të ketë përfaqësuar së paku dy vjet një komunë dhe të ketë përfaqësuar të paktën një ndërmarrje publike.

“Nga përvoja ime them se deri tani me kaq vjet përvojë pune të ketë një kriter kaq të rreptë me 32 vjet përvojë pune, nuk kam hasur deri sot”, tha Miralem Asani, përfaqësues i Shoqatës së Avokatëve.

Si përfaqësues i juristëve në këtë komunë, ai thotë se ka dyshime se ai që do të punësohet është paracaktuar.