Site icon Telegrafi

Njoftim i rëndësishëm për studentë rreth konkursit për pranim në konvikte

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës njofton të gjithë studentët se ende nuk është marrë ndonjë vendim lidhur me hapjen e konkursit për pranim në konvikte.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se vendimi nuk është marrë për shkak të zhvillimeve epidemiologjike, transmeton Telegrafi.

“Kjo si pasojë e zhvillimeve epidemiologjike në vend. Qendra e Studentëve në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, IKSHPK dhe MASHT-së janë duke i shqyrtuar mundësitë për hapjen e konvikteve për studentet për vitin akademik 2020/2021. Për çdo vendim do te njoftoheni”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se konviktet në Prishtinë kanë shërbyer disa muaj si karantinë për qytetarët që ktheheshin në Kosovë./Telegrafi/

Exit mobile version