Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, në profilin e saj në Facebook ka shkruar se të gjithë banorët të cilët gjatë vërshimeve të ditë së hënë (05.06.2017) pësuan dëme në tokat bujqësore në rajonin e fshatit Poroj dhe Trebosh, të parashtrojnë kërkesë për vlerësim të dëmeve në të mbjellat dhe tokat e tyre bujqësore, njofton Telegrafi Maqedoni.
Përndryshe kërkesat duhet të parashtrohen në Njësinë Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë e cila gjendet në objektin e Komunës së Tetovë, zyra nr.87. Telefon kontakti 044 338 873 dhe 070 409 934. /Telegrafi/