Site icon Telegrafi

Njoftim me rëndësi për qytetarët që udhëtojnë drejt Kosovës përmes Shkupit

Njoftohen qytetarët e Maqedonisë që udhëtojnë në Kosovë nëpërmjet vendkalimit kufitar Bllacë, se rruga Hani i Elezit-Kaçanik do të jetë e bllokuar për një kohë të pa caktuar, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Lajmi konfirmohet nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë pas një njoftimi zyrtar nga Kosova.

Ky bllokim vjen si rezultat i rrezikut të rrokullisjes së gurëve.

Vend kalimi kufitar është i hapur në të dyja anët e kufirit, kurse komunikacioni në anën kosovare zhvillohet nëpër rrugë alternative. Për automjetet transportuese opinioni do të lajmërohet sërish. /Telegrafi/

Exit mobile version